TIRANË – Kryeministri Sali Berisha sot në mbledhjen e radhës së qeverisë deklaroi se nismat që po ndërmerr qeveria janë projekte që janë studiuar më parë, ndryshe nga cfarë pretendon kreu i PS, Edi Rama. Një ditë më parë Rama akuzoi Berishën se për vendimi i qeverisë për heqjen e taksave për makineritë bujqësore dhe pagat nën 300 mijë lekë, ishin pjesë e programit dhe propozimeve të PS. 

“Jam i sigurt që z Rama do thotë nesër e vodhën programin, e vodhën dhe TAP dhe kaskadën e Devollit, ja do e shihni po nuk shkruajti veprën e tij të radhës ‘Vjedhja”, pas “Kurbanit” do shkruajë vjedhja. Ka një gjë, njeriu do mashtrojë por tmerri i pafund është kur gënjen veten e tij”.

“Foli për Spitalin Universitar, Anila Godo kur ka qenë Ministrie e Shëndetësisë e një grup mjekësh dolën e studiuan projektin për universitet të Mjekësisë, dhe ai thotë fabrikë mashtrimi. E këshilloj, ose të marrë statistikat zyrtare për bazë, ose të zgjedhë këshilltarë jo si Pjerin Ndreu, që i thotë për rrogat e policëve të vitit 2005, cfarë na tha dje, për hemodializën”. 

Heqja e tvsh për makineritë bujqësore dhe për ndërtimin e cdo HEC-i në Shqipëri, apo dhe heqja e taksave 3 vjet rresht për cdo të sapunësuar, sipas Berishës janë një paketë Reformash që do të ndërmarrë së shpejti qeveria. 
“Kjo paketë e re e fuqishme reformash për rritjen ekonomike që ndërmarrim kësaj radhe ka vetëm pozitivitet dhe mirësi. Me keto reforma synohet të zgjerohet liria, e cdo fermeri shqiptar e cdo biznesmeni shqiptar, të vogël, të mesëm, të madh. Të nxitet me të gjitha stimujt, punësimi i qytetarëve shqiptarë. Këto reforma krijojnë një minus të padiskutueshëm, por do bëjmë gjithçka të zvogëlojmë në maksimum nëpërmjet një disipline fiskale”. 

Sipas Berishës këto reforma që do të ndërmarrë tani e tutje qeveria do të jenë ndryshe nga reformat që u ndërmorën vitet e kaluara nga qeveria. 
“Reformat e marra në Shqipëri sic do theksonte dhe presidenit i Bankës Europiane, këto reforma mbrojtën Shqipërinë nga pasojat e katastrofave që do kishte pasur Shqipëria nga kriza evropiane. Shqipëria ruajti rritjen ekonomike dhe të mos binte në recension. Ka model suksesi të padiskutueshëm. Por nuk ka model, dhe nuk ka sukses që po nuk u ndoq në dinamikën e tij të mund të qëndrojë për një kohë të gjatë”. 

“E vërteta është se këto reforma që ndërmarrim kësaj radhe, kjo paketë e fuqishme reformash, në raport me qytetarin shqiptar ka vetëm pozitivitet dhe mirësi. Nuk krijojnë asnjë lloj dhimbje përveç përmirësim direkt dhe në vazhdimësi. Këto reforma synojnë të rrisin punësimin prodhimin ku 7 vite më parë ndërmorëm një seri reformash, askush nuk parashikoi krizën në vazhdim, u thellue, rendën pas paketave dhe stimuj të ndryshëm, Shqipëria i kishte ndërmarrë ato i kishte operative. Kjo bëri që ekonomia shqiptare për as edhe një vit të vetëm të mos bjerë në recension”. 

“E vërteta është se këto reforma që ndërmarrim kësaj radhe, kjo paketë e fuqishme reformash, në raport me qytetarin shqiptar ka vetëm pozitivitet dhe mirësi. Nuk krijojnë asnjë lloj dhimbje përveç përmirësim direkt dhe në vazhdimësi. Këto reforma synojnë të rrisin punësimin prodhimin ku 7 vite më parë ndërmorëm një seri reformash, askush nuk parashikoi krizën në vazhdim, u thellue, rendën pas paketave dhe stimuj të ndryshëm, Shqipëria i kishte ndërmarrë ato i kishte operative. Kjo bëri që ekonomia shqiptare për as edhe një vit të vetëm të mos bjerë në recension”. 

Sipas kreut të qeverisë, miratimi i këtyre reformave do të jetë garancia për mandatin e ardhshëm të tij qeverisës. 
“Në këtë stad një paketë e re reformash është e dosmosdoshme për të përgatitur mandatin e ardhshëm qeverisës”. 

Bimët mjekësore

Kryeministri theksoi se heqja e tvsh për makineritë bujqësore do të sjellë një prodhim të madh të bimëve medicinave dhe aromatike. Sipas kreut të qeverisë, kjo do të rrisë prodhimin dhe zhvillimin e fermerit. 
“Një mik i imi do më thoshte 3 ditë më parë se një fermer në qarkun e Vlorës vetëm me gjethe ferrash me grumbullimin e tyre kishte siguruar 100 mijë euro. Me bimë aromatike, Shqipëria është vendi më i pasur. Ky është vetëm një aspekt, në jug e veri. Po krijohen fermat e sherebelës, ajo frymëzon tregun amerikan dhe 70% të nevojave të tij. Plehrat kimike, fidanet, përvec atyre që do të dëmtonin prodhimin vendas”. 

HEC-et

Heqja e tvsh për ndërtimin e HECve në vend do shtojë projektet gjigande në vend. 
“Hiqet tvsh për ndërtimin e HEC-eve që do të ndërtohen në vend, por shumë shpejt një projekt tjetër i madh gjigand do të nisë dhe ky është kaskada e Devollit”. 

Hemodializa, Berisha përgjigje Ramës

Kryeministri Sali Berisha, sot në mbledhjen e radhës së qeverisë u ndal në deklaratën e nj dite më parë të kryetarit të PS, Edi Rama që akuzoi se hemodializa e veshkave kryehet me cmim dyfish krahasuar me vendet e BE. 
“Nuk mund të mos ia them 2 fjalë. Në vitin 1998, revista më prestigjioze shkruan se dëmtimi i funksionit të veshkave vazhdon të qëndrojë si një dënim me vdekje, ndër të cilat është Shqipëria. Pse, sepse Shqipëria kishte gjithsej 20 të sëmurë me dializë dhe disa përfitonin nga autoritet greke në Janinë, ose në Strugë, nga vullneti i mire i këtyre. Në vitin 2005, ishte numri 45 të sëmurëve. Sot të dashur qytetarë, ky numër mbi 600, sot për asnjë të sëmurë me insuficencë renale apo akute, dëmtimi i veshkës për mungesë të dializës nuk rezulton si pasojë e mungesës së dializës. Cdo shqiptar e ka të garantuar këtë shërbim. Në vitin 2009 në spitalin “Nënë Tereza” u hap qëndra e hemodializës për fëmijë dhe funksionon dhe sot. Në vitin 2012 për të gjithë të sëmurët u garantua një substancë e dosmosdoshme, që kushton e u shpërndahet të sëmurëve në rrethet ku janë cdo muaj. 

Zotëria deklaroi se cmimet e hemodializës janë 2 herë më të larta sesa cmimet mesatare. Deklaratë qesharake e një njeriu që nuk jeton në Shqipëri, në Europë. Kjo vetëm nëse i krahason me cmimet e Kastros e Hugo Chaves. Dhe unë kam këtu listën në sektorin privat në Shqipëri, dhe është 85 euro megjithë tvsh, 75 pa tvsh, kurse në Francë është 170 euro, në Ceki 120 euro, Britani 180 euro etj. 
Cmimet janë më të ulëtat, jo 2 herë më të larta sic pretendoi ai. 
Ka 200 të sëmurë që kryejnë dializën në spitalet publike, 120 vetëm në QSUT”.