Në një konferencë për mediat nga selia blu, ish-kryeministrit Sali Berisha, tha se kryeministri, Edi Rama ka në plan të bëhet vetë President pasi të humbasë zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Berishës, Rama ka ndërtuar një skemë të tillë që po kërkon një kandidat që në prag të disfatës së tij elektorale të japë dorëheqjen dhe ti lëshojë vendin kreut të qeverisë.
“Po kërkohet kandidati që në prag të disfatës së tij elektorale të japë dorëheqjen dhe ti lëshojë vendin Ramës. I them harroje këtë skemë se në mënyrë absolute nuk pranohesh President i Republikës. Mendon vetëm për vete se si të garantojë mbrojtje ligjore nga afera kryesore që ka dalë gjer sot, afera e inceneratorëve. Ku ai ka firmosur një procedurë anti ligjore për kontratën e inceneratorëve. Në këtë kontekst, përgjegjësi numër një, kreu i organizatës është ai dhe Ëngjëll Agaçi”, u shpreh Berisha.





