Durrës, 30 mars 2014– Në një postim të bërë mbrëmjen e sotme në rrjetin social Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se në shkelje flagrante të ligjit po mbron ndërtimet në rërë që po bëhen nga kryebashkiaku I Durrësit Vangjush Dako dhe biznesmeni Koço Kokëdhima, ndërkohë që në Mallakastër ushtron presion dhe terror policor për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Sipas Berishës, në prishjen e këtyre ndërtimeve Rama zbaton dy standarte, me njërin rrëzon ndërtimet e qytetarëve të thjeshtë dhe kundërshtarëve politikë, me tjetrin mbron kupolën e mafies të PS-së.

 

Mesazhi i plotë i Sali Berishës

Nderkohe qe ne Mallakaster ushtrohet dhune dhe terror policor, lartesohen ndertimet e paligjshme te Rames, Kokedhimes dhe Gjushit!!!

Te dashur miq, ata qe besojne se Piktori i semure po zbaton ligjin ne prishjen e ndertimeve genjejne veten. Jo dhe jo. Ai ka dy fytyra, dy qendrime ndaj ligjit. Keshtu ai, ne kundershtim flagrant me ligjin, ka hedhur ne ere me tritol dhe ka prishur e po prish me terror policor ndertime me leje, madje dhe te hipotekuara te kundershtareve politik, apo banesa te ndertuara ne prone private dhe ne proçes legalizimi nga emigrante dhe qytetare te thjeshte te Mallakastres, Vlores, Dhermiut. Nderkohe qe vazhdon ndertimin e keshtjelles se bashku me Koçon buze uji ne Qeparo, ndonese ka dy vendime per prishjen e saj por qe ai nuk lejon te zbatohen. Po keshtu, ne shkelje flagrante te ligjit, çdo dite lartesohet keshtjella e Gjushit ne rere ne Durres dhe avancon pista ne det, por edhe keto mbrohen nga INUK-u i Rames kundrejt shumave marremendese. 

Kesaj i thone dyfytyresi apo dy standarte, nje per kundershtaret politike dhe qytetaret e thjeshte, tjetrin per veten, Koçon, Gjushet dhe kupolen e mafies se PS!! sb

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/