Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Balluku. Ai tha se do të ishte e padrejtë që të shkarkohej mbi lubinë kjo përgjegjësi, e cila sipas tij i atribuohen vjedhjet e 12 miliardë euro investime, ndërsa shtoi se përgjegjës kryesor është Rama. Berisha tha se Rama mbylli rrugëtimin e Shqipërisë në BE për të shpëtuar nga dosja Balluku, që në fakt është dosja e tij.

“Shqipëria në Europë është ëndrra shekullore e shqiptarëve, investimi i tyre 32-vjeccar, por Shqipëria në Europë është gjithashtu investimi i BE, KE vendeve anëtare miliarda euro me të cilat ky vend është transformuar, po të kemi parasysh gjendjen ku ishte, sa asnjë vend tjetër.
Rama i mbylli dyert së bashku me Lubi Ballukun. Do të ishte e pa drejtë që të shkarkonim mbi Lubinë këtë përgjegjësi. Lubia ka përgjegjësi të mëdha për vjedhjet e bëra, për shpërdorim dhe vjedhjen e mld eurove, ka disponuar 12 mld euro investime dhe tani sipas vetë Ramës, janë ndërtuar thotë ai, që s’janë kurrë, 1 mijë km rrugë, të cilat u shembën si rrugë kashtë njëra pas tjetrës në këtë pranverë.
Por njeriu që mbylli dyert e Europës duke përdorur për këtë qëllim dosjen e Lubisë, është Rama, pasi është edhe dosja e tij.
Në raportin në tetor të 2025, KE a ngritur si çështje themelore për Shqipërinë rritjen e presionit politik ndaj gjyqësorit, luftën e dobët kundër korrupsionin dhe problemet madhore me lirinë e mediave”, tha