Ish-Kryeministri Sali Berisha është takuar ditën e sotme me demokratët në Kavajë, ku mbërriti disa minuta me vonesë.

Gjatë fjalës së tij para demokratëve në këtë qytet, Berisha tha se vonesa ishte shkaktuar pasi i kishin bllokuar rrugën dhe për këtë akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama.

Ish-kreu i PD i bëri thirrje Ramës që të hiqte dorë nga këto akte, pasi siç tha do ta ngujonte në Surrel dhe të mos ta linte të shkonte në zyrë.

“Unë kam ardhur sot me vonesë tek ju sepse Edi Rama me skuthin e tij të familjes zgjodhi të më bllokojë rrugën për të më vonuar ardhjen këtu. Nga kjo foltore I them hiq dorë nga këto akte të ulta sepse në mënyrë absolute do të ngujohesh në Surrel dhe nuk do të zbresësh në zyrën tënde derisa të vendosim ne”, tha Berisha.