Kryetari i PD Sali Berisha ka deklaruar në lidhje me votën e diasporës se kryeministri Edi Rama nuk e ka seriozisht votimin e diasporës, por po bën gjithçka për ta sabotuar. Berisha e beri këtë deklaratë pas mbledhje që kishte si fokus takimet me bazën nëpër Shqipëri dhe caktimin e grupeve të punës për zgjedhjet e 11 Majit.
Nisur nga fakti se 1 milionë zgjedhës jetojnë jashtë Shqipërisë, ai kërkoi angazhimin e strukturave për të nxitur emigrantët për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po bën gjithçka për të mos realizuar ushtrimin e kësaj të drejte kushtetuese nga Diaspora.
“Dua të ju njoftoj se përfaqësuesit tanë, në të gjitha proceset dhe takimet po bëjnë gjithçka për të garantuar një proces, jo përjashtues siç e do narkoqeveria, por një proces ku shqiptarët kudo që janë, me çdo dokument identiteti si shqiptar, të mund të shprehë vullnetin e tij. Ecuria në rrafshin zyrtar dhe burokratik, nuk është ajo që duhet të ishte, duhej të ishte më e shpejtë, por natyrisht Edi Rama përpiqet, një akt që nuk e ka dashur kurrë, bën gjithçka për ta sabotuar”.
Pas mbledhjes, Berisha tha se do të marrë vetë pjesë në takimet me Dipasorën jashtë Shqipërisë, duke mos lënë mënjanë edhe daljen në rrethe.
“Do të shkoj edhe në diasporë në një seri takimesh. por truri dhe gjithçka është në dokumentet e këtushme. Pra, po përpiqemi të bëjmë maksimumimin për identifikimin nëpërmjet familjarëve, listave të votimit, etj, etj, pastaj natyrisht, takimet janë të pazëvendësueshme.”
Lideri i demokrateve tha se në Ditën e Rinisë, të dielën e 8 Dhjetorit do ketë një marshim protestë nga Forumi Rinor i PD-së, që nis nga Qyteti Studenti drejt Kryeministrisë.