TIRANE, 07 mars 2013 – Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kryeministri Berisha u shpreh se do të sqarojë përpara mediave paketën e re të reformave, që Qeveria e tij pritet të miratojë. Duke vënë në dukje se Shqipëria e ka përballur me sukses krizën që ka prekur Eurozonën, ai tha se ekonomia shqiptare ka njohur rritje, duke shmangur rënin e vendit në recension.

“E thirra këtë takim me ju, për t’ju njohur nga afër me paketën e re të reformave të mëdha që do miratojë këto ditë Qeveria shqiptare. Është një opinion botërisht i konsoliduar se Shqipëria përballoi me sukses krizën e borxheve dhe euros që ka pllakosur Eurozonën dhe vendet e tjera, por në veçanti dy partnerët kryesorë Italia dhe Greqia. Duke pasur sistemin bankar, banka bija të vendeve të Eurozonës, duke patur dy partnerët kryesorë Italinë e Greqinë, mendohej që Shqipëria do ishte viktimë e saj, por kjo nuk ka ndodhur. Kriza e vendeve fqinje ka pasur pasqyrim në ekonominë shqiptare, por nuk ka arritur ta gjunjëzojë ekonominë tonë, në vitet më të vështira të krizës, ekonomia shqiptare nuk ra në recension, ruajti rritje ekonomike nga 3 në 4 %”,- tha kryeministri. 

Duke u ndalur tek akuzat e shpeshta të opozitës për situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi dhe rritjen e numrit të të varfërve Berisha u shpreh se ekonomia shqiptare është e sigurt.

“Nga opozita keni dëgjuar shpesh deklarata. Opozita në mënyrë të përditshme hedh poshtë të dhënat, hedh shifrat, shprehet se buxheti s’ka para për rroga, se po ecet drejt falimentimit. Mirëpo opozita ndonjëherë dhe media duhet të kenë parasysh se është koha globale, ora globale, siguria globale, por sot nuk ka asgjë më globale se sa ekonomia, dhe asnjë s’ka sot më të kontrolluar se ekonomia”, shtoi Berisha.

Shefi i qeverisë parashikoi që Evropa do të përfshihet nga kriza më e thellë ekonomike këtë vit, ndaj qeveria për të parandaluar efektet e saj në vend ka ndërmarrë paketën e dytë më të thella të masave fiskale. 

“Në mënyrë të paparashikuar ky do jetë vit i recesionit për evropian, qeveria e reformave vendos paketën e dytë të reformave më të thella. Në doktrinën ekonomike, l;liberale këshillohet të mos taksohet kapitali, këtu është fjala për makineritë, por të taksohet prodhimi. Arsyeja është shumë e drejtë. Duke taksuar kapitalin ti merr një TVSH që nuk është konsumuar. “Së dyti, synimi ynë duhet të jetë nxitja e prodhimit dhe taksimi i tij, por duke taksuar gjithçka që përdoret për prodhimin, ti krijon një presion fiskal mbi rritjen e prodhimit. Problem i është se janë të pakta ato qeveri që provojnë ta zbatojnë këtë praktikë, këtë vit këtë hap mendoi ta ndërmarrë qeveria shqiptarë. Ndaj vendosëm të heqim cdo tarifë doganore dhe cdo taksë mbi cdo makineri. Nga të gjitha taksat që kemi ndërmarrë Kjo është ndërhyrja më radikale. Pas taksës së sheshtë kjo është ndërhyrja më e madhe në revolucionin fiskal. Hiqet tatimi mbi të ardhurat personale mbi të gjithë punonjësit nën 30 mijë lek në muaj. Heqja për 3 vjet të cdo detyrimi tatimor për punësimin e cdo të riu. Kjo përbën një masë të drejtë për punësimin e të rinjve. Cdo sipërmarrje mund të hapë dhe të krijojë kapitalin e vet dhe të zhvillohet shumë mirë, ndërkohë në këtë sipërmarrje punësohen, 500 apo 1 mijë të rinj. Kjo do të cojë në nivelim të papunësisë. Shteti do të paguajë sigurimet shëndetësore. Të rinjtë do të punësohen dhe sipërmarrësi nuk do të paguajë gjë”, tha Berisha. 

Duke u ndalur tek zgjedhjet që po afrojnë Berisha theksoi se Partia Demokratike ka pasur një trashëgimi mjaft pozitive me LSI-në në qeverisje, dhe kjo e bën këtë parti aleatin potencial më të mundshëm për koalicion para dhe pas zgjedhjeve.

 “Trashëgiminë e ka me PD-në të qeverisjes, me PS-në dihet sesi. Marrëdhëniet me Edi Ramën janë gjithnjë marrëdhënie të karakterizuara nga një pabesi ekstreme e tij.”- tha kryeministri.

PD, vijoi më tej Kryeministri nuk është parti e kushteve, ndryshe ndodh me Ramën i cili i kërkon LSI-së të ikë nga qeveria dhe të pranojë taksën “Koleka.”

Lidhur me të ashtuquajturin “Polin e Tretë”, Berisha theksoi se LSI dhe PBDNJ janë dy aleatë të PD-së. “Me PBDNJ kam qeverisur dhe kam historikun e bashkëpunimit. Nuk shoh asnjë lloj problemi përkundrazi të dy janë aleatët tanë. LSI, real,  PBDNJ, potencial.”- theksoi ai.

Duke u ndalur tek rivali i tij i drejtpërdrejtë Edi Rama Berisha e akuzoi këtë të fundit se po mbledh në Partinë Socialiste vetëm miliarderë, ndërsa tha se po i pret një nga një kokat e deputetëve. Rama ironizoi më tej Bracen e Rucin. 

“Zoti Rama ka vendosur që të fuqizojë në këtë parti krahun miliarder. Po të marrësh Asllan Dogjanin, ai ishte një ish-polic nuk kam dëgjuar të ketë pasur shkallë inkriminimi, por miliarder nuk ishte ai. Për të terrorizuar Partinë Socialiste e nisi me Kukësin, kur ia preu atij kokën imagjino që për Erion Braen s’ja ndjen fare. Po bën prerje kokash, shkoi gjeti Celibashin për t’i prerë kokën Gramoz Rucit. Kjo është një politikë terrori mbi deputetët, është miliarderizim i PS. Unë do paraqes deputetët e qarkut, jo të kap një këtu një aty pa bërë të paqenë të gjithë listën. Rama po përgatit humbjen e radhës dhe mbijetesën nëpërmjet bojkotit të parlamentit”, tha Berisha më tej. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/