Pasditen e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Dropull, Thanas Maneka.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se gjatë viteve të qeverisë “Rama” janë rritur çmimiet, por jo pagat për qytetarët.
Ai theksoi se Rama erdhi në pushtet se do të jepte pagën e 13 për qytetarët, por në fakt sipas tij, ai i mori dhe pagën e 12.
“Në vitin 2012-2013 kam ardhur këtu dhe biznesmenët tuaj të shkëlqyer, njerëz të suksesit, njerëz me kontribute të mëdha në ekonominë e mëdha të Dropullit dhe të vendit, më kërkuan mua zgjidhjen e problemit të energjisë. Natyrisht zgjidhja donte një investim dhe kjo ishte unaza e jugut. Unaza e jugut është ndërtuar, por zgjidhja nuk është bërë. Nuk ka sjellë linjat e tensionit që i duhen industrisë së kësaj zone. Për të ua ilustruar pak më tutje. Në vitin 2012 inauguruam ujësjellësin e Tepelenës, i cili kishte ujë për 24 për Tepelenë. Natyrisht ajo ishte faza që sollën ujin në qytet, por tani për tu bërë realitet, duhej bërë investimi në tubacione në pallate dhe brenda në qytet. Aty ku e lamë, aty e gjeta ditën e premte. Përsëri Tepelena pa ujë. Monizmi e ndalon dhe kohën. Po pse, sepse nuk përfill qytetarin, nuk përfill interesat e tij. Ai thotë ikni, ikni, do të marr indianë, do të marr nga Srilanka. Po pse të mos rrinë këta që janë këtu. Pse të mos punojnë këta që janë këtu, pse të mos ndërtojnë jetën e tyre këta që janë këtu, por u dashka të marrim nga India, nga Srilanka. Çfarë tregon me këtë, tregon përçmimin që ka për qytetarin, tregon se nuk ka asnjë ndjenjë për ta. Ndaj dhe ngriu rrogat. Pse shtrëngohet dara e varfërisë rreth shqiptarëve, sepse i ngriu rrogat për 10 vite. Rrogat u ngrinë miqtë e mi, por çmimet nuk u ngrinë. Çmimet u ngritën, u ngritën dhe vetëm me rritjen e çmimeve nga viti 2021-2022, secili nga ju ka shpenzuar për ushqime 430 mijë lekë më shumë. Pra ka shpenzuar dy pensione më shumë, një rrogë më shumë. Njeriu që premtoi rrogën e 13, ua mori edhe rrogën e 12-të. Njeriu që premtoi, dy gjëra tha do ju bëj unë dhe më bëni përgjegjës personal, legalizimet dhe ujin e pijshëm. Absolutisht e gjeta Tepelenën aty ku e lashë. Legalizimet i ka shndërruar në sistemin më të tmerrshëm të ryshfetit”,-tha Berisha.