Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Edi Ramës që të hapë rrugë për zgjedhje të lira në Shqipëri.
BERISHA: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju, qëndrestarëve dhe qëndrestareve, misionarëve dhe misionareve të kauzës së drejtë të shqiptarëve.
Mirënjohje të pakufishme për protestën tuaj të pamposhtur.
Oratorëve të fjalës së lirë në parlamentin qytetar.
Të dashur miq, të dashur qytetarë dhe qytetare, sot para secilit prej nesh, para çdo qytetari të ndershëm shqiptar, para çdo atdhetari, patrioti që e do Shqipërinë, qëndron alternativa: të dorëzojmë ne përsëri shpresën, të ardhmen, dinjitetin, liritë, votën tek një bastard xhelatësh, te kreu i narkoshtetit dhe të ecim symbyllas për të firmosur mandatin e tij.
Të ecim symbyllas për të firmosur pushtetin e krimit, vjedhjes, rrënimit të Shqipërisë.
Për të firmosur shndërrimin e opozitës në fasadë-opozitë.
Apo do të ngrihemi me guximin tonë, me vullnetin tonë, me bashkimin tonë në një betejë të pandalshme, pa kthim, gjer në fitore.
Do ngrihemi ne për të qenë heronjtë e kohës, që ngrihemi mbi murin e krimit të Edi Ramës, mbi murin e bandave të tij, mbi murin e vjedhjeve të tij dhe i themi hap rrugë për zgjedhje të lira se përndryshe do të përzëmë fare nga Shqipëria.