Ish-kryeministri Berisha në Kuvend tha se alternativa e vetme e pasardhësit të tij, Ramës, është mashtrimi, droga dhe plehu. Berisha i kujtoi Ramës disa nga deklaratat që ai ka thënë ndër vite për importin e plehrave, teksa i kujtoi një shprehje të urtë popullore, duke i thënë që të fshijë buzët nga plehrat.

“I ofron sot shqiptarëve si alternativë, drogën, plehun dhe prostitucionin. Njeri që në një kohë kur shqiptarët përballen me problemet më të rënda të jetesës, sigurisë, kafshatës, punës, alternativa e vetme e tij është droga, prostitucioni, alternativa e vetme e tij është mashtrimi, plehu dhe helmi.

Një fjalë e urtë popullore thotë: Kur nxjerr gënjeshtra për një gjë, fshiji buzët, se ajo gjë të ka ngelur edhe në buzë. Tani gënjeve dy orë me plehra, mos harro se në plehra futet edhe haleja, fshi mirë buzët se e ke plot me to, me këto që u the shqiptarëve”, u shpreh ish-lideri demokrat.