TIRANË,16 gusht 1013-Një mbledhje qeverie e karakterizuar nga nota të ashpra ka qenë tryeza ku anëarët e kabinetit u mbodhën sot në kryeministri nga kryeministri në detyrë, Sali Berisha. Pasi i bëri thirrje kryeministrit të zgjedhur, Edi Rama që të mos cënojë biznesin me kërcënimet me ‘makina që presin para’,Berisha komentoi dhe vendimin e qeverisë për godinën e Shtëpisë Qendrore Ushtarake Popullore (SHQUP).
Financat
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha i është drejtuar me një apel kreut të PS-së, kryeministrit të zgjedhur, Edi Rama, të mos e shtrijë luftën politike në fushën e biznesit.
Kreu i qeverisë në detyrë përgëzoi sot administratën tatimore dhe doganat për planin në realizimin e të ardhurave. Sipas Berishës, plani u tejkalua në kohën kur socialistët bënin deklarata se qeveria e ka gropë buxhetin.
“Përgëzoj administratën tatimore për realizimin e planit që bënë gjatë muajit korrik, në një kohë kur qeveritarët që do vijnë i binin gjoksit në diell për gropën e madhe, shulleheshin në diell dhe vazhdojnë në resorte 3 mijë euro nata dhe kur bërtisnin për gropën për gropën, unë njoftoj se administrata doganore ka funksionuar me intensitet të lartë”.
Sipas tij, synimi antishtet i Rames synonte të paralizonte administratën, por kjo nuk u arrit. “Hapja e tenderit me kushërirën për fshesën në administratë, sinjal shumë negativ që i dërgohej administratës, po kjo është një pasuri shumë e madhe e vendit".
“Në muajin korrik ka një rritje të eksporteve të vendit. Vitin e kaluar kanë qenë 10 miliardë, ndërsa këtë vit 13 miliardë lekë.
Dhe kjo bëhej në kohën kur administrata këcënohej. Ky është dhe ky një sinjal pozitiv që i drejtohej administratës, por administrata është një pasuri shumë e madhe vendit dhe ia ka dalë që në tatime të realizojë 106.7% të planit të vet. Kurse dogana ka mbledhur 16% më shumë se korriku i vitit të kaluar. Kanë punuar nën presion dhe unë duhet ti përgëzoj sikundër zhvillime pozitive janë edhe gjendja e shkëlqyer e tregut financiar”
Në këtë pikë, Berisha i ka sugjeruar Ramës të mësojë burimet ligjore të krijimit të të ardhurave.
“Nuk kanë si marrin kredi bizneset kur piktori nga mëngjesi në darkë sulmon procedurat, bizneset koncesionet. Një njeri që pas 2 javësh apo kur i takon do ulet në këtë karrige por vjen e sulmon nga mëngjesi në darkë koncesionet atë tregtare, transaksionet. Ndaj dhe i bëj thirrje të jetë i kujdesshëm, luftën politike me kundërshtarin ta bëjë si të dojë, por luftën politike të mos e shtrijë në biznese se biznesi është vend pune, të ardhura pa të cilat makineria e shtetit paralizohet” .
Berisha i sugjeroi gjithashtu Ramës të mësojë burimin e të ardhurave të shtetit para se të kërcënojë me makina prerëse parash.
“Ky është ekipi se ka një ish-guvernator aty. Tani kërkon ‘ku është makina që pret paratë për qeverinë’, po makina more zotëri është mbledhja e taksave, sa të rrish të kërkosh poshtë e përopjertë makina ku pirten paratë më mirë të mësojë burimet nga vijnë të ardhurat. Injoranca nuk është argument”.
SHQUP
Kryeministri në detyrë, Berisha u ndal dhe tek vendimi i qeverisë për SHQUP, sot gjatë mbledhjes së kabinetit të ministrave.
Sipas Berishës, SHQUP kishte humbur funksionet prej 12 vitesh dhe shtoi e vendimi qeverisë që kjo godinë do bëhej seli e PD-së do të zbardhej sapo Presidenti ta dekretonte zyrtarisht.
“SHQUP-i të paktën për 12 vjet ka humbur çdo lloj funksioni. vendimi nuk u zbardh se u konstatua se kishte një gabim, vendimi nuk ishte dekretuar nga Presidenti i Republikës”.
/balkanweb/





