TIRANE,2 tetor 2013 – Në reagimin e radhës në faqen e tij zyrtare në rrjetin social "Facebook", ish-kryeministri Sali Berisha akuzon pasardhësin e tij Edi Rama për sjellje të pakarakter. Sipas Berishës, njërës nga ish-gratë e tij, Delina Ficos, Rama ia ka bërë burrin aktual ministër, ndërsa tjetrës, Rudina Magjistarit, me anulimin e një vendimi të qeverisë, i ka rrëmbyer pronat që i ka me dokumente. 

CHERCHEZ LA FEMME (kërko gruan) 
“Burrrrrrë si ky nuk ka toka! Piktori dështak, njërës, ish gruas së tij, Znj. Delina Fico, ia bën burrin aktual ministër (Bledi Çuçi) kurse ish gruas tjetër të tij, Znj. Magjistari, në një akt të papërmbajtur urrejtje i rrëmben pronat që i ka me dokumenta të rregullta origjinale nga gjyshi i mirënjohur i saj, duke anulluar për këtë qëllim dhe një VKM. Dashuri dhe Urrejtje! Aleksander Dymas në fillim, më pas francezët dhe gjithë bota kësaj i thonë: Cherchez la femme!!! 
ps: “Cherchez la femme” ad literam përkthehet “kërkoni gruan” por këtu nuk është fjala për lidhje romantike por për sjellje të pakarakter apo të pashembullta apo marrëzira të nje burri për shkaqe të lidhura me një grua.”