Sali Berisha i është përgjigjur me të njëjtën monedhëa, kryeministrit Edi Rama, i cili në fjalën e tij në Kuvend ka thënë se Berisha është i vdekur institucionalisht.
Teksa tha se kreun e qeverisë e ka kapur psikoza e vdekjes, Berisha nënvizoi se opozita jo vdekjen biologjike, por vdekjen politike do t’ja garantojë 100% Ramës.
“Mbatharaku ia mbathi, është psikozë e vdekjes e kap njeriun kur ai ka kryer krime që tejkalojnë dhe vrasjet. Psikoza e kap njeriun kur bashkëpunëtorët e tij janë në biruca dhe çdo natë e thërrasin eja te ne. E kap njeriun kur e di se është kapur në flagrancë duke vjedhur mandatet në këtë parlament dhe votën e shqiptarëve. Ai prodhon masa të revoltuar njerëzish.
Psikoza e vdekjes e kap njeriun që vjedh dhe është i tmerruar nga trofetë që ka vjedhur, i them se je i pashpresë se opozita vdekjen politike do ja garantojë. E kanë nxjerrë përdhunisht nga avioni për krahësh, ka menduar se qëndron mbi ligjin kudo që shkon. Opozita jo vdekjen biologjike, por vdekjen politike do t’ja garantojë 100%”, tha Berisha.





