Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend, në seancën ku po diskutohet buxheti i vitit 2023, u shpreh se ky buxhet është katastrofë.
Ai nuk ka kursyer edhe ironinë me kryeministrin Rama i cili është larguar nga salla.
Berisha tha se ai braktisi Kuvendin për të zgjedhur anëtarët e ekipit Kombëtar.
“Rritja e taksave në këto vite shkon mesatarisht 500 mln euro në vit. Në total shkon 4.5 mld euro. ku janë këto? Ku shkuan këto para? Nëse me 500 mln taksa në vit më pak me një borxh në 8 vite vetëm 320 mln kundër 530 mld që morët në vitet tuaja u ndërtuan 11 km rrugë, 1300 shkolla e objekte arsimore, 11 impiante të përpunimit të ujërave të zeza, Shqipëria digjitale, me dhjetëra e qindra rrjete kanalizime e ujësjellës. U dyfishuan rrogat, pensionet, ndihma ekonomike.
Ku shkuan miliardat tuaja?
Rrogat e pensionet nuk u rritën. Shqiptarët nga me rrogën më të lartë mesatare në Ballkan shkuan në rrogën më të ulët. Asnjë punë tuajën nuk u tregoni dot shqiptarëve që keni përfunduar. Të gjitha janë përfundim i punëve që ishin nisur tashmë. Ndërtuat 7 km rrugë autostradë me çmim dy herë më të shtrenjtë se km i tunelit të Kërrabës.
Vodhët me thes.
Ju nuk keni një objekt të vetëm tu paraqisni shqiptarëve. Rruga Kardhiq-Delvinë, katërfishuar çmimin e saj se vodhët me thasë. Tani pas 9 vitesh, shtoni edhe 16 mln të tjera të vidhni se nuk jeni ngopur.
U ndërtua rruga Lushnje Fier me 1.2 mln euro. Levan-Tepelenë me 1 mln euro kilomentri.
Po ju çfarë bëtë? Ndërtoni në fushë 24 mln euro kilometri. Siç vidhni ju nuk vjedh tjetër. Ndaj ikën ai. Iku nga Parlamenti në Tropikal se do merret me zgjedhjet e ekipit kombëtar. Në ditën e buxhetit. Sa herë që përmendet para atij i dalin vjedhjet para. Ky është buxhet katastrofë”, tha Berisha.