TIRANE, 09 mars 2013 Kryeministri Berisha ka sulmuar programin e Partisë Socialiste për taksimin, duke deklaruar se taksa progresive që ofron selia rozë është politikë e rrënimit, pasi shkurton automatikisht me qindra vende pune. 

“I themi Ramës hiq dorë nga dashuria për dajën tënd. Taksa e Kolekës s’vendoset kurrë.”- u shpreh Berisha. 

Kryeministri i bëri këto deklarata teksa përuroi një fabrike mielli në Vorë. Gjatë fjalës së tij Berisha e vlerësoi investimin si një tjetër vlerë të shtuar për ekonominë shqiptare, ndërsa garantoi se qeveria do bëjë gjithçka që investimi të jetë histori suksesi. 

Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu se reformat mbeten leva e Arkimedit në historinë e zhvillimit të Shqipërisë.