TIRANE, 5 janar 2014  – Me rastin e 23-vjetorit të themelimit të gazetës Rilindja Demokratike, kryetari i demokratëve Lulzim Basha deklaroi se çdo 5 janar PD bashkohet me shtypin e lirë për të kujtuar, nderuar dhe reflektuar mbi fillimin dhe vazhdimin e fjalës së lirë në Shqipëri. 
I pranishem ishte edhe  ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ata që themeluan RD-në, ngritën tribunën e fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe. 

“Rilindja Demokratike ishte gazeta e parë opozitare në vendin në të cilin fjala e lirë, mendimi i lirë dhe shprehja e tij ishin të ndaluara me Kushtetutë. RD ja doli të luftojë me sukses të veçantë një terr informativ që kishte mbuluar vendin për pothuaj 50 vite.”- deklaroi Berisha. 

Sipas ish-kryeministrit Berisha, “RD-ja ishte shkolla e parë, e fjalës së lirë, diversitetit të mendimit dhe informimit të të vërtetave të mëdha.” “Sot Rilindja Demokratike është një nga zërat më të besueshëm të shtypit shqiptar.”- deklaroi Berisha.