Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj letrave që kryeministri Edi Rama i ka drejtuar kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Berisha tha se letrat e Ramës janë për tu hedhur në kosh pasi ai aty ka deklaruar se është një ogur i mirë shpërbërja e opozitës.

“Duke lexuar 2 letrat e tij ju do të gjeni se ai është i vetmi shqiptar sot mbi tokë në Shqipëri dhe në planet që nuk ndien asnjë përgjegjësi për krizën e krijuar dhe që gjithçka e projekton duke e nxjerrë të kundërshtari. Asnjë njeri nuk mendon që ai nuk ka përgjegjësi. Çdo njeri normal e di se çdo të thotë të futësh bandat në zgjedhje.

Të shkruash letër duke nxjerrë vrer te kundërshtari. Së dyti ai aty i shpall luftë popullit opozitar. Ai tregon veten një trashëgimtar primitiv të etërve të tij dhe se është ogur i mirë që ky grupim të zhduket, si bir i etërve.

Nuk mundet kurrë që një kryetar i qeverie të thotë se është ogur të zhduket opozita. Ai është Evdvin Kristaq Rama, Edvin Kristaq Koleka, Edvin Kristaq Hoxha. Ky kryeministër është një bastard i etërve të tij mizorë. Që nga kjo ajo është një letër që duhet hedhur në koshin e plehrave. “Letrat e hapura” janë një trashëgimi e diktaturës. Enver Hoxha shkruante të tilla” – tha Berisha.