Ish –kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se një foshnjë njëmuajshe humbi jetën si pasojë e të ftohtit. Nëna e vajzës thotë se ajo flinte prej dy javësh jashtë bashkë me të miturën, pasi ishte braktisur nga bashkëshorti. Ish –kryeministri thotë se vdekja e foshnjës nga mjerimi është tregues i shpirtkazmërisë së kryeministrit Rama. Sipas Berishës, Rama nuk u lë të mjerëve as kasollen e Migjenit.
“Vdes në të ftohtë foshnja nga mjerimi. As kasollen e Migjenit nuk ju lë të mjerëve Edi shpirtkazëm.
Të dashur miq, mediat online dhe elektronike japin lajmin trondites të vdekjes nga të ftohtit, pas kalimit të natës nën uren e Dajlanit të foshnjes njëe vjeçare në spitalin e Durrësit.
Ky lajm tronditës është dëshmi tjetër e braktisjes në mjerim të thellë nga qeveria e Edi Rames dhe hajnave të tij të shtetit në qeveri dhe në bashkinë e Durrësit. E ëma e foshnjes denoncon se prej një muaji pas divorcit ajo nuk gjeti asnjë mbështetje nga autoritetet socialiste lokale apo qëndrore për të futur kokën me fëmijën e saj një vjeçare, as dhe ndihmë tjetër për ushqimin e tij.
Mbrëmë nëna fatkeqe kaloi natën e acartë së bashku me foshnjen e vetë nën urën e Dajlanit, ku të ftohtit dhe ngrica mori shpirtin e tij te njomë.
Duke i shprehur ngushellimet e mia më të sinqerta nënës për humbjen tragjike të foshnjes të saj, dënoj me ashpërsinë më të madhe shpirtkazmërine e Edi Rames dhe derrave të majme të kopesë së tij, që katandisen sot të varferit dhe te mjerët e Shqiperisë me zi se në tregimet e Migjenit të 80 viteve më parë!", shkruan Sali Berisha.





