Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama për korrupsion dhe vjedhje të pasurisë publike. Nga Shkodra, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në nderim të katër martirëve të vrarë më 2 prill 1991, Berisha përmendi disa nga rastet që sipas tij janë abuzime të rënda.

Berisha po ashtu tha se emri i Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit përmendet në dosjen e AKSHI-t si “hajdute”.

Ai tha se me një të rënë të lapsit me firmë të Ramës dhe Ballukut u vodhën 50 mln euro në tunelin e Llogarasë, ndërsa ato që i quajti ‘rrugë kashte’ janë shembur.

Sarajet e Surrelit o kryehajdut, me themele 720 metra të gjata,  me materiale nga më të kushtueshmet që ekzistojnë, janë perceptim apo vjedhje? Raporti i OSBE që të akuzoi se ke depozituar në vitin 2014, 200 milionë euro në bankat offshore, është perceptim apo vjedhje? Është perceptim apo vjedhje djegësi i Tiranës me të cilin janë zhdukur 130 milionë euro dhe nuk ekziston tullë as nishan?

Është perceptim apo vjedhje 500 tendera sekretë në kundërshtim me ligjin për baxhanakun tënd nga AKSHI? Është perceptim apo vjedhje emri i bashkëshortes tënde me qindra herë në dosjen e AKSHI-t si hajdute dhe që mbulohet nga Mirlinda tjetër? Publikoje dosjen para shqiptarëve. Është perceptim apo vjedhje zhdukja me një të rëndë të lapsit të 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë me firmën tënde dhe të Belinda Ballukut?

Është perceptim apo vjedhje mbyllja e portit të Durrësit për të ndërtuar Dubain e 1001 netëve, duke u grabitur shqiptarëve pasurinë publike më të madhe që kanë rreth 4 miliardë euro? Është perceptim apo vjedhje Benet Beci, i cili në krahasim me ty është një hajdut me dokumente?”, deklaroi Berisha.