TIRANE, 23 prill 2013– Kyeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me mësues dhe nxënës në shkollën “Ibrahim Hasmema” në Petrelë konfirmoi se në qendër të programit të mazhorancës është rinia.

“Programi ynë do ketë ne qendër të rinjtë dhe te rejat, shkollimin, punësimin, një jetë cilësore dhe të ardhme evropiane. Ne kemi tek ju mbështetjen kryesore ndaj ndjehemi krenar dhe do bëjmë gjithcka që të shndërrojmë në realitet ëndrrat tuja për ju, familjen tuaj dhe vendin”, tha Berisha.

Në ditën ndërkombëtare të librit Kryeministri Berisha duke rrëfyer copëza ka fëmijëria e tij, i këshilloi të rinjtë që të lexojnë sa më shumë letërsi shqiptare.

“Ju këshilloj të bëni cdo gjë për të pasur raportin më të ngushtë me librin. Kur vështroj pas fëmijëria ime ka qenë më e ndryshme, por i them vetes kam pasur fat të madh që kam pasur pasion librin. Dhe ku vështroj pas arrij në përfundimin se nuk kam pasur aleat më të fuqishëm se libri. Në periudhën time nuk ishte e thjeshtë të gjejë libra të mirë, sot e tërë letërsia e botës gjendet në librari dhe bibliotekat e vendit. Kam qenë student dhe ishte vështirë të merrnin një libër se merreshin vetëm me autorizime se ishin të ndaluara.

Asgjë nuk i shërben njeriut me shumë se libri. Një këshillë miqësore: Duhet të lexoni sa më shumë letërsi shqiptar. Unë ua them këtë sepse nëse ka një fushë ku ne duhet të jemi krenar është letërsia. Sot kemi shkrimtar dhe poetë të rangut botëror. Unë nuk jam kritik letrar, por ju siguroj se Kadareja sot është njëri prej më të mëdhenjve ndofta dhe më i madhi. Kemi monumente letërsie dhe ngrihet në të gjithë lartësitë, por nuk është vetëm ai, por janë dhe shumë të tjerë”, tha Berisha duke theksuar se flet si mik i librit.

Shefi i qeverisë premtoi se Partia Demokratike ka një program real për shkollimin e të rinjve, teksa theksi disa nga premtimet.

“Do heqim taksën dhe tarifën për çdo të ri, 3 vitet e para që do të punësohet. Do të zhvillojmë sistem kreditimi për të mbështetur projektet e juaja. Qeveria do marrë përsipër shpenzimet për trajnimin dhe kualifikimin tuaj. Ne kemi program real, pasi studimi është gjëja me e rëndësishme e kombit”, premtoi Berisha.

I pyetur nga të rinjtë për përfitimet që sjell për Shqipërinë integrimi në Bashkimin Evropian, Berisha renditi disa nga të mirat që sjell bashkimi me familjen evropiane. Ndërkohë, duke iu referuar marrëveshjes së arritur nga Kosova dhe Serbia pak ditë më parë, ai akuzoi kryetarin e PS-së Edi Rama, për bllokim.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, garanton për secilin prej nesh një konsolidim të lirive tona. BE është bashkim mbi bazën e vlerave që vendosin këto kombe të ndajnë me njëra-tjetrën dhe janë para së gjithash vlerat e lirisë ,respektimit dhe garantimit të lirive tuaja. Qytetarët shqiptarë do të mund të mëkëmben me shpejt se kurrë. Në këtë bashkim standardet e jetesës janë më të lartat. Ka një politikë dhe fonde të mëdha, për infrastrukturë, që qytetarët shqiptarë ashtu si ai evropian të ketë rrugë, ujësjellësa, shkolla dhe shërbime të cilësive më të larta. I gjithë ky proces realizohet nëpërmjet plotësimit të kërkesave. Ne bëmë gjithçka për statusin dhe ia dolëm nëpërmjet reformave tona që ta marrim.

Komisioni Evropian i vlerësoi përpjekjet, por deklaroi të plotësohen 3 ligjet. Qëllimi ishte që qeveria dhe opozita me votim të ligjeve tu dëshmonin qytetarëve vullnetin për integrim, por dhe merrte përgjegjësitë e veta opozita . Opozita në vend që të përdorte për një mirësi ndaj qytetarë, ligjet presin. Pra interesat më të ngushta dhe të paimagjinueshme shtynë bllokomini e tyre. Marrëveshja Kosovë-Serbi… Serbia e bëri këtë se zgjodhi të ardhmen Evropiane. Ne që nuk kemi asnjë problem të tillë, nuk votojmë tre lige, sigurisht fitimi është shumë i madh. Zgjedhjet po vinë dhe shqiptarët do thonë fjalën e tyre me votë”, u shpreh Berisha.