Kryesia e Berishës do zgjerohet edhe me emra te tjerë të grupiimit Bardhi. Mësohet se postin e nënkryetarit, Berisha ka menduar t’ia japë Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të Kuvendit. Si Bardhi ashtu edhe Gjekmarkaj do jenë pjesë automatikisht e kryesisë së Rithemelimit.

Në mbledhjen e Këshillit që Rithemelimi mban të martën pritet të  miratohen ndryshimet në statut që bëjnë nënkryetar të PD-së së Rithemelimit Gazment Bardhin, (si kryetar i grupit parlamentar) dhe Agron Gjekmarkajn (si nënkryetar i Kuvendit).

Gjithashtu do të ndryshohet përbërja e kryesisë se Rithemelimit që do të integrojë brenda disa prej figurave të grupit Bardhi te përbërja e kryesisë, mes emrave që do futen janë edhe Ervin Salianji si zv.kryetar grupi parlamentar dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.