TIRANË, 03 mars 2013 – Kryeministri Sali Berisha theksoi sot përmes një mesazhi të postuar në rrjetin social Facebook se rritja e mëtejshme e pagave për mësuesit do të jetë objektivi kryesor i qeverisë gjatë mandatit të tretë. 

“Në epiqendër të reformës sonë arsimore ne kemi vendosur mësuesin, kushtet e tij të punës, jetesës, përgatitjen, kualifikimin, rolin e tij kyç në edukimin e fëmijëve tanë. Në këtë kontekst dhe në përputhje me premtimet tona: pagat mujore për mësuesit në arsimin parauniversitar gjatë periudhës 2005-2012 kanë pësuar vetëm rritje. Më konkretisht, pagat mujore për edukatorët janë rritur me 240%, pagat mujore për mësuesit e arsimit baze janë rritur me 225% dhe pagat mujore për mësuesit e arsimit të mesëm janë rritur me 216%”,- shkruan Berisha.