Pyetja që është bërë më shumë kohët e fundit ka qenë: A do kthehet dhe një herë Berisha në krye të PD?
Por Berisha ka dhënë përgjigjen e tij të prerë, duke thënë se e epoka e tij është mbyllur njëherë e përgjithmonë, pasi sipas tij njeriu lufton për dinjitet dhe nuk mund të shkelë betimet që ka bërë.
Çdo ditë e më tepër që po shtohen zërat se ju keni një dëshirë për të kthyer në PD, a është e vërtetë?
"Epoka Berisha është mbyllur njëherë e përgjithmonë, e kam deklaruar. Largimi im është pa kthim, unë sot bëj vetëm avokatinë e interesit publik. Mund të them se së bashku me zëra të tjerë kemi mbrojtur kauza. Unë gjithmonë shikoj përpara. Nuk bëhet fjalë kurrë që të kthehem në PD. Njeri duhet të luftojë për identitet. Nuk bëhet fjalë që unë të lajthis dhe të them po do kthehem", tha Berisha.





