TIRANE, 14 dhjetor 2013 – Pas shembjes sëkompleksit Jon në Vlorë ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha, duke akuzuar per kete eksploziv urrejtjeje i një të ‘semuri psiqik’. Ai ka ftuar shqiptaret te ngrihen sa me pare kunder Edvin Rames, pasi shqiptaret nuk meritojne per kryeminister nje te semure psiqik.Përmes një deklarate per mediat, ai shprehet se parate per te ndertuar kete pallat jane me kredi bankare dhe jo te pista si ato te gruas se Rames, jane me leje dhe jo ne prone publike si ajo e gruas se Rames.

Fjala e Berishës 

Sot Edi Rama hodhi në ere një pallat:

 – të ndërtuar me leje te ligjshme dhe jo leje ne konflikt interesi dhe në thyerje të nenit 64 te Ligjit te Urbanistikes siç eshte pallati i gruas se tij,

– të ndërtuar ne perputhje me Planin Urbanistik te zones dhe jo ne sheshin midis pallateve siç eshte pallati i tij ne paje,

 –  te ndertuar ne prone private te rregjistruar ne hipoteke dhe jo ne prone publike siç eshte pallati zonjes se tij.

 – e ndërtuar me kredi bankare dhe jo nga para të pista të pa deklaruara në asnjë Banke apo organ tatimor siç jane parate e pallatit te gruas se tij,

 – te ndertuar ne nje shesh ku me pare egzistonte nje ndertim tjeter dhe qe nuk ka asnje lidhje me projektin e Lungomares, dhe jo si pallati i Linda Bashes qe eshte ndertuar ne sheshin e lulishtes se femijeve,

Pallati Jon prishet si nje akt i urrejtjes të nje të semuri psiqik ndaj kundershtarit te tij duke dhunuar Kushtetuten, ligjin e Urbanistikes, ligjin e Shpronesimeve dhe vendimin e Gjykates qe ndalon kryerjen e cdo veprimi nga qeveria per kete pallat deri ne gjykimin ne themel te ceshtjes se tij.Eksplozioni i sotëm ne Vlorë nuk eshtë vetem eksplozion ne psiqiken e nje të semuri te mjekuar me shume se nje dekade si bipolare, por eshte eksplozion potencial ne çdo vater, ne çdo shtepi shqiptare te ndertuar ne perputhje me ligjet e shtetit.Prandaj ftoj qytetaret te ngrihemi sa me pare kunder nje te semuri psiqik qe hedh ne ere nje pallat te ligjshem vetem e vetem se proçeset psiqike i thone atij se Lulzim Basha te mundi ty dy vjet me pare dhe ti tani hakmerru duke prishur me çdo çmim pallatin i vjehrrit te tij.  Une ftoj qytetaret te ngrehemi sa me pare kunder Edvinit qe vetem tre jave me pare, i dominuar nga halucinaçionet e tij, mashtroi mbare boten.  Ai premtoi shkaterrimin ne Shqiperi te te gjithe arsenalit kimik sirian, mashtroi dy muaj rrjesht partneret tane me kryesore, organizatat nderkombetare kryesore vetem sepse ky haluçinant besonte zerat e brendeshem qe i thonin se tani ai do te renditej me Barak Obamen, Vladimir Putinin, Bashar al Asadin si njeriu me i rendesishem i planetit. Te ngrihemi kunder Edi Rames qe po ben çdo gje per te na lene pa statusin e vendit kandidat edhe kete vit.

Njerezit dhe kombet e qyteteruara nuk pranojne kurre tu besojne fatin e tyre nje te semuri psiqik. Ne shqiptaret e kemi pesimin e madh nga ky gabim. Nuk e meritojme kurre me nje pesim tjeter si ai”.