7 shkurt 2015 –  Besart Berisha i pandalshëm në Australi. Pas dy titujve me Brisbane Roar, sulmuesi shqiptar që nisi një aventurë të re me Melbourne Victory, po rezulton një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të drejtuar nga Kevin Muscunt. Ish sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e parë në derbin e qytetit kundër Melborne City, të cilin Victory e fitoi me rezultatin e pastër 3-0.

Në praninë e rreth 40 mijë tifozëve, Berisha shënoi golin e parë në minutën e 10, duke ngritur çelur zyrtarisht festën për mbështetësit e Victory të pranishën në stadiumin "Docklands".

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal, ndërsa në të dytën, Kosta Barbarouses dhe Fahid Ben Khalfallah vulosën suksesin e skuadrës së Berishës. Me këtë 3 pikësh, Melbourne Victory ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit me 32 pikë. Ky ishte goli i nëntë sezonal për Besart Berishën, i cili mban vendin e dytë në këtë klasifikim me një rrjetë më pak se sulmuesi i Wellington, Nathan Burns. Në takimin e radhës, Melbourne Victory do të sfidojë në transfertë Sydney FC.