Kryeministri Berisha ka premtuar shërbime më të mira dhe një mbështetje më të madhe për të moshuarit nga qeveria e tij.

Ndërsa ka marrë pjesë në inagurimin e rikontruksionit të Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, kryeministri Berisha theksoi se përmirësimi I jetesës së të moshuarve është përparësi e qeverisë.

“Dua t`ju siguroj se interesi ynë për tu lehtësuar ju, jetën tuaj është një interes në rritje.  Kur kam ardhur për herë të parë këtu ka parë që ju 80 përqind të pensionit e depozitonit në shtëpinë ku rrinit dhe këtë raport ne e kemi ulur. Shtëpia ka një kapacitet ende të pa shfrytëzuar por kjo është rritur në mënyrë që kjo mund tju shërbejë të gjithë atyre që nuk kanë mundësi tju shërbehet në shtëpitë  e tyre. Për ne shtëpitë e të moshuarve, përmirësimi i tyre dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit do të jetë një përparësi madhore. Me interes mora vesh se kjo shtëpi shërben edhe si shërbim ditor dhe kjo është shumë pozitive dhe ne këto shërbime do të vijojmë t`i zgjerojmë. Ju siguroj që do të bëjmë gjithçka për kushte gjithmonë edhe më të mira” tha Berisha.

Gjithashtu kreu i qeverisë i bëri thirrje biznesmenëve që të mbështesin këto shtëpi sociale duke treguar solidaritet njerëzor.

“Është një rast i veçantë për tu bërë thirrje biznesve shqiptare që me bujarinë e tyre, me ndjenjat e tyre humanitare të mbështesin sa më shumë shtëpitë e kujdesit social për fëmijët, për të mëshuatit, për grate e dhunuara.  Kjo jo se qeveria nuk ka mundësi për mbështetje të plotë ndaj tyre por në radhë të parë si një akt solidaritet njerëzor ndaj këtyre grupeve të popullatës sonë apsi ata kanë neovjë të ndjejnë bujarinë direkte të shoqërisë” tha Berisha.

Në ceremoninë e inagurimit të rikontruksionit të ndërtesës së Shtëpisë së të moshuarve morën pjesë edhe Presidentja e fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, Zonja Liri Berisha dhe ministri i punës Spiro Ksera.