Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur drejt Brukselit për të marrë pjesë në 50-vjetorin e Partisë Popullore Europiane.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin belg, Berisha pritet të zhvillojë takime me drejtues dhe përfaqësues të partive të djathta europiane, në kuadër të bashkëpunimit politik dhe koordinimit për çështje të përbashkëta.

Sipas njoftimit, në axhendë është parashikuar edhe një takim me kryeparlamentarin belg, si dhe një pritje zyrtare në ambientet e Parlamentit. Ndërkohë, në ditët në vijim do të zhvillohet edhe Samiti i zgjeruar i PPE-së, ku pritet të diskutohen çështje strategjike dhe bashkëpunimi politik mes partive anëtare.