10 shtator 2015 – Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, ka shkaktuar të qeshura të mëdha sot në sallë, gjatë kohës që po zhvillohej seanca plenare e radhës.
Teksa po akuzonte qeverinë për aferën korruptive me CEZ, Berisha tha që nuk ka burrë në botë, nga më të ndershmit deri te maskarenjtë e horrat që të thonë se i kanë dhënë lekë në këmbim të një nderi.
Madje vijoi edhe me gratë, duke thënë se nuk ka asnjë grua, nga prostitutat e shtyllave deri tek ato të nivelit më të lartë, që mund të thonë se ai është i korruptuar.
Fjala e Berishës:
Unë jam Sali Berisha, jam ky që jam 25 vjet rresht. Për një fakt të thjeshtë se nuk i detyrohem kujt, cilido, burrë i ndershëm në çdo lloj niveli qoftë ai, horr dhe maskara në çdo lloj niveli qoftë ai, qoftë edhe një qindarkë. Jam ky, që nuk gjen njeri në tokë të thotë se më bëri këtë nder në shkëmbim të një nderi.
Nuk ka grua të ndershme në çdo funksion që të jetë që mund të thotë se i detyrohem një qindarkë.
Nuk ka grua të pandershme, nga prostitutë shtylle te nivele të larta që mund të thotë se i detyrohem një qindarkë.
/portali DurresLajm/