Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook spotin e radhës me titull “Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur”.

“Kjo është tepsia që Edi Rama u kërkonte shqiptarëve. Çfarë bëri këto vite Edi Rama me këtë tepsi?”, thuhet në video.

Ky spot, sipas Berishës, ka në qendër të tij vjedhjen që i është bërë shqiptarëve në 10 vitet e fundit.

“Këto janë thërrimet që Edi Rama ka lënë te tepsia për shumicën e shqiptarëve, qofshin ata demokratë, socialistë, apo pa parti. Këto thërrime janë arsyet pse shqiptarët ikin, vriten me njëri-tjetrin dhe jetojnë në mjerim.

Tepsia e Edi Ramës iu kushtoi shqiptarëve 5.9 miliardë euro. Ku shkoi e gjithë pasuria e shqiptarëve? Tepsia u vodh nga Edi Rama dhe familja e tij që marrin çdo tender”, thuhet në video.