Debatet në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e zhvilluar paraditen e sotme, kanë qënë të ashpra mes demokratëve. 

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka pasur përplasje me deputeten Grida Duma dhe deputetin Ervin Saliajnin.

Duma dhe Saliajni pas seancës së djeshme parlamentare akuzuan se mazhoranca manipuloi votimin e Ruçit, veprim i cili nuk i ka pëlqyer aspak deputetit Berisha çka ka bërë që ai të shpërthejë në këtë mënyrë.

"Sa dolëm nga parlamenti Ervin, News thoshte Ruçi me votat e PD. Rama tha po ashtu. Edhe t’ia tregosh votat një për një prapë nuk bind. Ti thua gjëra të tjera pa kuptim. Kemi përgjegjësi ndaj njerëzve. Nuk bindim se ata manipuluan në votim. Se ishte live. Kërkoni komision hetimor dhe merr votat po ke dyshim. Por ishin live. Mos hidhni ujë në hava. Duhet të mbyllet me një dënim të këtij akti. Me një qëndrim të qartë të kryesisë së grupit. Ta dënojmë dhe të marrim masa. Mos të fshihemi pa asnjë kuptim. Nuk mund të flsini dhe të thuani në emër të grupit kur grupi nuk është mbledhur. Qëndrimin që do mbajmë tani do jetë i grupit."- tha Berisha.