GRAMSH, 13 maj 2013– Gjatë përurimit të fillimit të punimeve përgatitore në këtë hidrocentral, Kryeministri Sali Berisha tha se kjo vepër madhore do të punësojë rreth 5 mijë vetë.
"Hidrocentrali i Banjës është investimi më i madh i huaj, që do ta shndërrojë Shqipërinë, nga një vend importues, në një vend eksportues të energjisë", është shprehur Berisha.
Edhe në këtë rast, kreu i qeverisë nuk ka lënë pa sulmuar kundërshtarët e tij politik lidhur me taksën progresive.
Në fund të fjalës së tij, Berisha theksoi se kompania norvegjeze Statkraft dhe investimi i saj do ta shndërrojë Shqipërinë në vend lider në rajon përsa i përket prodhimit të energjisë ujore.





