TIRANË- Gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit ndërshtetëror për 100-vjetorin e Pavarësisë, kryeministri Berisha propozoi zgjatjen e afateve të punimeve edhe për 3 muaj të tjerë, për të realizuar projekte të rëndësishme, sic tha ai.
Kryeministri Berisha deklaroi gjatë kësaj mbledhje se historia duhet të vendoset në vend, prandaj propozoi që në Atdhe të kthehet koka e Ali Pashë Tepelenës një ndër personalitetet më të rëndësishme të historisë sic tha ai. Kthimi në Atdhe i eshtrave të njeriut të letrave, Mit'hat Frashërit, ishte gjithashtu një propozim i bërë gjatë kësaj mbledhjeje. Kreu i qeverisë kërkoi që në Shqipëri të prehen edhe eshtrat e gruas së Ismail Qemalit, si dhe të ngrihet muzeu i Spacit, në homazh të shtypjes njerëzore që u bë në atë burg, sic tha ai.
“Kërkoj të zgjatet afati i këtij aktiviteti edhe për 3 muaj, më pas vendi hyn në fushatë elektrale. Kjo për ti dhënë përgjigje disa projekteve që kemi rënë darkord. Të ndërtohet muzeu i Spacit në homazh të shtypjes më çnjerëzore që përjertuan shqiptarët, në njërin prej kampeve më të egra të Shqipërisë dhe Europës”, tha Berisha.
“Duhet të marrim masat që edhe bashkëshortja e Ismail Qemalit të prehet bashkë me të shoqin e saj. Nëna e 10 fëmijëve duhet të kthehet, të ndajë jetën e ardhshme me bashkëshortin që e deshi dhe ju përkushtua aq shumë. Fati e degdisi në Spanjë, por duhet parë cdo mundësi që të kthehet”, u shpreh ai më tej.
Në lidhje me kthimin në Atdhe të kokës së Ali Pashë Tepelenës, Berisha tha se ende nuk dihet se ku mund të vendoset, por nënvizoi se do zgjidhet mes Tepelenës e Muzeut Kombëtar.
“Duhet të bëjmë gjithcka që të kthejmë nga Stambolli kokën e Ali Pashë Tepelenës. Është ndër personalitetet më të rëndësishme. Ai i dëshmoi botës se shqiptarët nuk kanë vdekur, se janë një komb i pamposhtur. Jo rastësisht më i fuqishmi i asaj kohe Bonaparti do tregonte interes të madh për Pashain e Janainës, madje filluan ta shpallin si Bonapartin e Ballkanit. Me gjithë përpjekjen e tij ky strateg i madh i tha botës se ky komb është i pamposhtur. Kaq e vërtetë është sa Sulltani i kërkoi kokën për të vërtetuar që ishte vrarë. Ne duhet të bëjmë gjithcka që ta kthejmë. Midis Tepelenës dhe Muzeut Kombëtar kjo do zgjidhet, ai ka një vend të merituar në histori”, tha ai.
Për Mit’hat Frashërin kryeministri propozoi të prehet pranë varrit të të atit Abdyl Frashëri.
“Është e domosdoshme të sillen eshtrat e Mit’hat Frashërit, një publicist më mendjendrituri i letrave dhe kulturës sonë. I biri i Abdyl Frashërit ka një kontribut shumë të madh në historinë tonë. Ai mbetet simbol i atdhetarit të flaktë, i një gjeniu, i një politikani për të cilin ideologjia sunduese duhet të ishte ideologjia kombëtare. Lidhur me varrimin e eshtrave të tij, propozoj të prehet afër të atit”, shtoi Berisha.
NË 100 VJETOR PËRCOLLËM MESAZHE PAQEJE E BASHKËPUNIMI
Gjatë kësaj mbledhje kreu i ekzekutivit komentoi edhe njëherë festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë. Sipas tij, ‘Ky 100 vjetor u kremtua me dinjitet të madh në të gjitha trojet etnike dhe në mbarë botën ku ndodhen shqiptarë”, tha ai.
Por sic nënvizoi Berisha, “aspekti më madhështor, më spektakolar, më historik I kësaj feste është ai i qytetarëve shqiptarë. Frymëzues të festimeve ishin qytetarët e thjeshtë që vërshuan nga të katër anët e vendit por edhe nga i gjithë planeti”, shtoi ai.
Kryeministri deklaroi se gjatë këtyre festimeve janë përcjellë mesazhe paqeje e bashkëpunimi.
“Ideali i bashkimit kombëtar ishte lideri i vërtetë i festës së madhe dhe i lëvizjes mbarëshqiptare. Ndjehemi të lumtur që përjetuam këtë lëvizje festive paqësore mbarëkombëtare që përcolli mesazhe paqeje, bashkëpunimi, harmonije dhe integrimi. Energjia e saj do të mbetet një burim i pashtetshëm në mbështetjen e shqiptarëve për të realizuar idealet e tyre më fisnike”, komentoi Berisha.
“Kërkoj të zgjatet afati i këtij aktiviteti edhe për 3 muaj, më pas vendi hyn në fushatë elektrale. Kjo për ti dhënë përgjigje disa projekteve që kemi rënë darkord. Të ndërtohet muzeu i Spacit në homazh të shtypjes më çnjerëzore që përjertuan shqiptarët, në njërin prej kampeve më të egra të Shqipërisë dhe Europës”, tha Berisha.