Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, lidhur me hetimet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Në momentin që Berisha do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, demokratët do të protestojnë para këtij institucioni.
Atyre u është dërguar një mesazh nga strukturat e PD-së që të mblidhen në mbështetje të ish-kryeministrit
“…Ditën e hënë, në ora 09:30, sërish Kryetari i PD, Sali Berisha, do jetë në dyert e SKAP it. Ju lutem pjesëmarrja është me rëndësi. Në ora 09:30 përpara selisë së SKAP-it”, thuhej në mesazhin e PD-së.