2 nëntor 2013 – Pas ikjes nga qeveria, duket se familja Berisha ka gjetur më shumë kohë për të pushuar.
Nëse sot shfaqëm foto të Shkëlzen Berishës duke pushuar në Verona, në orët e pasdites ishte vetë ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka publikuar disa foto në Facebook.
“Të dashur miq, sot kalova një paradite mahnitëse turistike. Vizituam Kepin e Rodonit dhe Kishën e Skënderbeut. Një bizhu e vërtetë në fondin e trashëgimisë sonë fetare e kulturore në afresket e të cilës gjendej shqiponja e flamurit të prijësit tonë”, shkruan Berisha në Facebook.
Sipas Berishës, “Kepi ka pritur vizitore të famshëm si Perandorin Maximilian I, por aty kudo me panoramën fantastike sundonte hija e gjithëfuqishme e Skënderbeut!”, përfundon mesazhin e tij ish-kryeministri Sali Berisha.





