TIRANE, 15 prill 2013– Kryeministri Sali Berisha u ndal sot në Qytetin Studenti për të diskutuar me studentët e ekselencës prioritetet e qeverisë së tij për mandatin e ardhshëm në lidhje me të rinjtë. Berisha theksoi se Shqipëria e dijes dhe ëndrrave të zhvilluara është prioriteti i ekzekutivit dhe ashtu do të vijojë të jetë edhe për 4 vitet e ardhshme.

“Fondi i ekselencës është mbi 1 milionë dollarë dhe është i shtrirë në të gjithë universitetet. Fatmirësisht kanë përfituar edhe studentë nga Kosova. Qeveria në mandatin e ardhshëm do të mbështesë të gjitha projektet shkencore në universitete. Ne do vendosim sistemin e kreditimit për studentët. Në 4 vitet që vijnë do vendosim kredi për studentët, duke u mbështetur plotësisht nga qeveria. Ne nuk e bëmë në këtë mandat sepse rrit borxhin publik. Sa kohë që krijohet mundësia ne do bëjmë të mundur që ju të merrni kredi, sikundër në këtë sistem ne do mbrojmë ata që janë më shumë në nevojë. Shkollimi është një nga mekanizmat më të qenësishëm për të zvogëluar varfërinë”, deklaroi Berisha.

Kryeministri theksoi se viti shkollor për studentët do ulet më shumë se 25%, por shtoi se nuk mund të bëhet falas.