Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër Blendi Fevziun. Emisioni i mbrëmshëm “Opinion” që fliste për krimet e rënda që ndodhën vetëm këto 7 ditë të para të vitit të ri, sipas Berishës, ishte njëra prej puntatave më të neveritshme në historinë e medias shqiptare.
Berisha e cilësoi emsionin në Klan si mbrojtës të mashtrimeve të “Saje Qorrit” dhe drejtuesin e saj si të dominuar nga krimi.
Statusi i Berishës në Facebook:
“Krimi ne "Opinion", zhvillim dramatik!
Te dashur miq, sonte emisioni "Opinion" u shnderrua ne njerin prej me te neveritshmeve ne historine e mediave. Nga gjashte pjesemarres, vetem njeri u perpoq te thoshte gjysem te verteta per situaten dramatike te rendit ndersa te tjeret nuk kuptoheshin ne ishin oficere policie apo agjent civil te policise por qe bene gjithcka te lehtesonin dhe avokatonin policine. Ky eshte nje zhvillim teper i rende, eshte dominim absolutisht i krimit dhe policise se lidhur kembe e koke me krimin mbi mediat. Ne emision, pa asnje baze, u shpallen te mirefilla mashtrimet e Saje Qorrit! Sb”





