Ish-kryeministri Sali Berisha, reagoi menjëherë pas fjalës së kreut të AMA-s në Kuvend, Gentian Sala. Berisha tha se ai është vasal i konfliktit të interesit dhe si i tillë nuk mund të flasë në parlament. 

"Të dalë të flasë ky zotëri në një kohë që ka shkuar aty në konflik të plotë interesi. Ka shkuar si vasal i konfliktit të interesit. Ka shkuar aty dhe ka pjellë edhe ERTV dhe nuk flet një fjalë. Çpunë ka ky të dalë para parlementit. A nuk përbën kjo një fyerje për parlamentin?!"