SHENGJIN, 27 prill 2013– “Rama tentoi të shtynte zgjedhjet, por i them Ramës se beteja e Muhos është e fundit në jetën e tij politike”- ka qenë kjo deklarata e kryeministrit Sali Berisha nga Shëngjini për kreun e opozitës Edi Rama, ndërsa ka premtuar zgjedhje me standarde dhe të qytetëruara

“T’i japim vendit zgjedhje më të qytetëruara me standarde të larta, të lëmë me gisht në gojë ata që hapin llafe se shqipatrët nuk dinë të votojnë. Mos përsërisni marrëzisht shpifjet e Edi Ramës. Shqiptarët dinë të votojnë si qytetarë perëndimorë, dinë të respektojnë çdo votë e rezultat ne ecim të sigurtë drejt 23 qershorit”.
Nën moton e ndryshimi kryeministri Sali Berisha ka përuruar në Shëngjin impiantin e pastrimit të ujërave të zeza. Një vepër e rëndësisë jetike siç e ciilësoi ai për të zhvilluar potencialet turistike të Lezhës dhe Shëngjinit, me një investim prej 12 milionë eurosh.

“Kjo vepër do bëjë potencialin tuaj turistik të shfrytëzohet në shkallën më maksimale që ujërat e brigjeve të Lezhës e Shëngjinit të vendosen në hartën e ujërave më të pastra të Evropës. Do bëjë që çdo turist dhe vizitor që mendon të vijë në Shqipëri të shfrytëzojë plazhet dhe ujërat e detit, mbasi ato do jenë ndër më të pastrat e kësaj toke”- deklaroi kryeministri.

Dhe duke mbetur tek ndryshimi kryeminsitri u shpreh se Shqipëria në këto vite ka ndryshuar më shumë se në shekujt paraardhës, duke u renditur krahas vendeve të zhvilluara përsa i përket numrit të banesave për 1 mijë banorë dhe uljes së papunësisë në masën 0,5%, e pohuar kjo edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Duke renditur arritjet e Shqipëris ënë këto vite kryeministri premtoi hapjen e 250 mijë vendeve të punës në turizëm në katër vitet që vijnë dhe u zotua që Shqipëria të jetë lider në raon përsa i përket teknologjisë dixhitale.