Deputeti i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka akuzuar kryeministrin e vendit duke e cilësuar si krye-kumbar. Berisha gjithashtu akuzoi edhe vëllain e Ramës, për të cilin tha se ka kaluar disa herë kufirin me makinën e kokainës.

“Vlorën e patë vetë në ç’katandisje është. Shqipëria ka një krye të meduzës së krimit të organizuar, dhe ky është Edi Rama dhe çdo deklaratë që i devijon kësaj, nuk e ndihmon luftën kundër krimit, por i jep strehë atij  që është koka e Meduzës. Krye-kumbari i Shqipërisë është Rama. Sepse kur ju kërkuar të mos vendosë Artur Bushin, e vendosi, se i tha shqiptarëve nuk ka burrë më të ndershëm. Është Rama që ka zonën e vet elektorale, Vlorën, edhe ato 5 vota që i merr në Shkodër, i merr nëpërmjet kriminelëve. Është Rama, që i vëllai Olsi, ka kaluar disa herë kufirin me makinën e famshme të kokainës që unë e denoncova në parlament. Po folëm për krimin, flasim për Ramën,” tha Berisha.