Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në një tubim me shqiptarët në Athinë, shprehu mirënjohjen e tij të thellë për pritjen vëllazërore që ka marrë nga shqiptarët dhe autoritetet greke. Ai theksoi se Athina ka treguar bujarinë më të madhe ndaj shqiptarëve, duke theksuar se qyteti ka më shumë shqiptarë se çdo qytet tjetër jashtë Shqipërisë.

Në fjalimin e tij, Berisha përmendi se 13 vite më parë kishte mësuar se shqiptarët në Athinë zotëronin rreth 360 mijë apartamente dhe ishin bërë pjesë e jetës së këtij qyteti të lavdishëm, që ka qenë djep i qytetërimit perëndimor dhe kulturës botërore. Ai u shpreh se Athina është një qytet i përjetshëm, duke u përulur me nderimin më të madh për mikpritjen që ka treguar ndaj shqiptarëve.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë, minoritar grek dhe çam të pranishëm në këtë sallë.

Një mirënjohje të pakufishme për këtë pritje vëllazërore ju, të jashtëzakonshme.

Faleminderit shumë!

Të dashur drejtues të PD, aleatë, Dule, zotërinj deputetë, Beleri, miq, është nder i veçantë, nder i madh, të përshëndes sot nga kjo sallë, nga kjo tribunë, shqiptarët në Athinë, shqiptarët në të 4-anët e Greqisë, shqiptarët kudo që janë sot, tu përcjell përshëndetjet më të zjarrta nga Athina, qyteti i lavdisë së përjetshme, djepi i qytetërimit perëndimor, djepi i mendimit filozofik, shkencës, artit, kulturës, sportit, ligjit dhe të gjitha fushave.

Por unë dua të përulem me nderimin më të madh sot, para qytetarëve grekë të këtij qyteti, sepse miq, sepse Athina në këto vite ka treguar zemrën më të hapur, bujarinë më të madhe ndaj shqiptarëve.

Ajo ka sot shqiptarë më shumë se në çdo kryeqytet, se në çdo qytet tjetër jashtë Shqipërisë.

Miq!

13 vite më parë kam qenë këtu dhe mësova se, shqiptarët në këtë qytet posedonin 360 mijë apartamente, shqiptarët në këtë qytet, janë bërë pjesë e këtij qyteti. Edhe njëherë e theksoj, qytet i përjetshëm ndaj dhe vetëm mirënjohje për qytetarët dhe autoritet e këtij vendi”, tha Berisha.