TIRANE, 22 qershor 2013 – Qeveria është e vendosur për të arritur zgjedhje me standard deklaroi sot   Kryeministri Berisha në një takim  me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Wolfgang Grossruck dhe delegacionin që e shoqëronte. 

Sipas Berishës  këto zgjedhje të shënojnë standardet më të larta ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ai  e falenderoi Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, për mbështetjen e vazhdueshme që po i dëshmojnë sërish Shqipërisë me ekipin e gjerë të vëzhguesve, të cilët do të ndjekin nga afër procesin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të ditës së diel në vendin tonë.