19 gusht 2013- Kryeministri Sali Berisha, gjatë takimit me kreun e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar se të gjitha arritjet e mëdha të Shqipërisë në kuadrin e integrimeve euro-atlantike lidhen vetëm me Partinë Demokratike. Ai ka theksuar se një asimetri e tillë tregon mungesën e vullnetit të Partisë Socialiste, e reflektuar kjo në sjelljen destruktive të opozitës gjatë 4 viteve të shkuara kur ajo bllokoi integrimin evropian të Shqipërisë. Kryeministri nënvizoi se alternanca është ligjësi themelore e demokracisë, por ai theksoi se Partia Socialiste erdhi në pushtet përmes premtimesh të parealizueshme prej të cilave që tani PS po tërhiqet. 

Nga ana e tij, Zoti Haradinaj, vlerësoi lart kontributin e kryeministrit Berisha në demokratizimin dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Gjatë takimit u diskutua edhe mbi bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, energjitikës, infrastrukturës etj. Theksi u vu në përfitimin e Kosovës nga projekti energjitik trans-europian TAP. Gjithashtu, Berisha dhe Haradinaj kanë diskutuar edhe mbi zbatimin e marrëveshjeve midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.