Gjatë mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur pro propozimit të kreut të kësaj force Lulzim Basha për djegien e mandateve.

Berisha ka deklaruar se duhen të ndërmarrin çdo akt që çon në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe që shqiptarët të jenë të lirë.

"Duhet të ndërmarrim çdo akt që na çon tek rrëzimi i Ramës. Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’u kthejmë shqiptareve votën e lirë, ne kemi marrë një vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptarët të votojnë të lirë, mbetemi fasadë. Nëse shkohet në këtë vendim, që nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptarët të jenë të lirë."