TIRANE, 08 mars 2013– Kryeministri Sali Berisha uroi gratë, nënat, bashkëshortet, vazjat me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas 8 marsin. Kryeministri Berisha u zotua se do të bëjë të mundur shembjen e murit të patriarkisë që sipas tij është paragjykuesi kryesor. “Dëshiroj të përulem me nderimin më te thellë, me mirënjohjen më të pakufijshme para të gjitha nënave, grave, motrave, vajzave shqiptare kudo që janë sot ato. Tju uroj gëzuar këtë ditë. T`i falenderoj me mirënjohjen më të thellë për gjithcka që ato kanë bërë për çdo burrë, djalë, familjar, për shoqërinë shqiptare, për kombin në në të gjitha kohërat. Çdo familje , cdo shoqëri, çdo komb gjithcka të mirë, çdo mirësi, çdo sukses e ndërton të bazuar mbi sakrificën dhe dashurinë. Në çdo familje, në cdo komb ju jeni simboli i dashurisë, ju jeni ikona e saj, ju jeni sakrifica e madhe për familje, për vlerën, për shoqërinë”, tha Berisha.

Ai ka shtuar më tej se falë kontributit të të gjitha grave në zgjedhjet e qershorit do të bëhet e mundur edhe shembja e murit të bllokimit.

“Le të përdorim ne forcën e besimit tonë tek vlerat për të bërë që çdo nënë, çdo vajzë, çdo grua të votojë për të shembur murin e bllokimit që ka ngritur në rrugë neobllokemnët e rinj në emër të testamentit të etërve të tyre. Le të rendim ne në cdo minute, votë pas vote. Fitorja e 23 Qershorit është vendim për shndërrimin e Shqipërisë në një vend të zhvilluar, në Shqipëri europiane, në Shqipëri të ëndrrave dhe idealeve tuaja” shtoi Berisha.