TIRANE, 08 mars 2013– Kryeministri Sali Berisha uroi nëpërmjet rrjetit social Facebook festën e grave e nënave, 8 Marsin. 

“Të dashur miq! Sot është ditë nderimi të madh, mirënjohje të thellë për nënat, bashkëshortet, vajzat dhe motrat tona që me dashurinë, virtytet, perkushtimin dhe aftesite, sakrificat e tyre pasurojnë, zhvillojnë, fisnikërojnë kaq shumë shpirtin, jetën, familjet tona, shoqërinë tonë dhe Shqipërinë. 

Duke ju shprehur sot mirënjohjen tonë më të thellë dhe urimet më të përzemërta grave, nënave motrave, vajzave shqiptare le të zotohemi ne, për të bërë gjithçka që Shqipëria çdo ditë e më shumë të bëhet vendi i barazisë reale midis burrit dhe gruas, nënës dhe babait, vëllait dhe motrës”, shkroi Berisha në Facebook.