Ish Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në një emision televiziv se celulari i tij është përgjuar nga ish-presidenti i SHBA, Barack Obama.
Berisha: Edhe unë jam përgjuar, telefoni im është përgjuar nga Barack Obama. Kur doli lista, Obama kishte kërkuar dhe regjstrimin tim. Unë kisha dhënë urdhër që të mos përgjohet asnjë ambasador i NATO-s. Unë them atë që kisha dhënë, ky ishte koncepti im.
Vjen njëherë një ambasador. Më thotë mua, më regjistrojnë. I thashë, që po të regjistruar merr vendin tënd, se po të përgjojnë shërbimet armike, sepse vendi ynë nuk e bën pasi kam dhënë urdhër. Ajo më shërben si garanci, se i thashë më nxirr një fakt.
Do përgjojë kryeministri i Shqipërisë presidentin e SHBA, për çfarë i duhet? Prandaj i thosha nuk keni asnjë fakt mbi tokë atyre që më shpallën “non grata”.