Më 22 dhjetor, Sali Berisha ka thirrur protestë kombëtare, ndërsa tha se revoltat do të vijojnë deri në formimin e qeverisë teknike.
“Kërkojnë ne që të mos filozofojmë, por të përqendrojmë të gjitha forcat tona për të larguar nga pushteti këtë pushtet krimi, përndryshe zgjedhjet e tjera do i kishte 63 përqind minimumi. Ose sa të dojë. Ndaj dhe duhet të fillojmë protestat. Duhet t’i besojmë protestës.Duhet të organizojmë protestat, duhet t’i fillojmë sa më parë.
I kemi filluar ato që janë te kryeministria. Por me datën 22, duhet të thërrasim protestë kombëtare. Ata shqiptarë që vijnë, ata janë të bekuar. Ata që nuk do vijnë, do vijnë më vonë. Por ne kurrë nuk do bëhemi pengesë, përkundrazi nxitës të protestave gjer ditën e fundit që të krijohet qeveria teknike në këtë vend për zgjedhjet e lira.
Agjendë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë PD”-u shpreh Berisha.
Teksa kërkoi sërish falje për firmat e PD-së në zgjedhjen e avokatit të popullit, Berisha tha: PD ndërpret çdo lloj negociate, çdo lloj diskutimi për çdo lloj personi me palën dhunuese.





