Kreu i PD në një deklaratë nga selia blu ka bërë një thirrje për policinë të mos bëhen “shërbëtorë dhe ushtarë të kryeministrit”.

Ai shtoi se protestuesit do të përleshen me Ramën, e jo me policinë, ndërsa ka bërë thirrje për lirimin e 25 personave të shoqëruar.

Sali Berisha: E garantoj që protestuesit do të përleshen me Edi Ramën, mos ndërse policinë kundër protestuesve, i bëj thirrje policëve mos u bëni ushtarë shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligje dhe as moral, mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së tij e ka të vjedhur.
Me këtë betejë, do të jetë kilometri ynë i fundit, kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë që në absolute me gjithë dokumentacionin nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje vetëm me urdhër të Edi Ramës.