Kreu i PD, Sali Berisha, ka mbajtur ditëne sotme një komunikim nga selia blu në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit, ku u bëri thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.
Ndër të tjerash ai u shpreh se se do të ndërmarrë hapa ligjore ndaj aplikacionit “Aktivisti”, duke shtuar se është një aplikacion antiligjor.
Berisha u ndal të fliste gjithashtu edhe për pagat, ku u shpreh se pagat e ulëta duhet të dyfishohen.
Berisha: Edi Rama po bën gjithçka në kundërshtim me Kushtetutën , të hapur me ligjet për të mbajtur monizmin e tij të bazuar në krimin drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Jam sot para jush për t’u bërë thirrje punonjësve të Administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral për qëllime të mbështetjes, Aktivisti është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar sepse është dëshmi flagrante e narkoshtetit,. Janë shkelur rregullat themelore , pasi përdoret si një mjet terrori për shqiptarët. Duke denoncuar para jush njoftoj se PD do të ndërmarrë hapa ligjore ndaj këtij instrumenti terrori si brenda vendit dhe në institucionet respektive, pranë rrjeteve sociale me të cilat përdoret ky aplikacionit antiligjor. Garantoj qytetarët se jo dyfishimi i rrogave, por mbi dyfishim dhe trefishim i tyre do jetë objektiv numër një. Pagat e ulëta duhet të dyfishohen, dhe ne i garantojmë se pagat në të gjithë sistemin e piramidës administratës shtetërore do të dyfishohen. Por këto akte nuk ndërmerren para zgjedhjeve për të ndikuar votën e qytetarëve. Thirrja e tij për rritjen e rrogave është një demagogji, pasi nuk bëhet me vullnet, është propagandë. PD do të depozitojë në Parlament ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta në Shqipëri.