Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për media, u ka bërë thirrje studentëve të dalin në protesta.
“Dyfishimi i rrogave të mësuesve, i bëri degët e mësuesisë më të preferuarat. Arsimi i lartë është një thirrje. Faktorët që përmenda janë një thirrje për studentët e universiteteve, për gjimnazistët dhe familjarët e tyre.
Të ngrihen fuqishëm në protesta. Këto që po ndodhin janë një shkatërrim masiv i së ardhmes së nesërmes. Ju garantoj studentëve që PD do tu japë zgjidhje, dhe i ftoj ata të ngrihen kundër një qeverie që është përçmuese dhe përbuzëse ndaj tyre dhe të ardhmes së tyre”, tha Berisha.